Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar pas deklaratës së Shtabit të Përgjithës të Ushrisë Greke se 7 ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg.
Sipas Blushit, ky është një është standart i padrejtë dhe racist i ushtrisë greke.
Nëse ushtarët që do të bënin shqiponjën me duar, do të ishin francezë, apo anglezë, sipas analizës së Blushit, nuk do të ndëshkoheshin. (A.H/Shuplaka)
Statusi i Ben Blushit:
STANDARTI I PADREJTË I GREQISË. Nëse ushtarët që janë fotografuar me simbolin shqiptar burgosen, ky do të ishte një standart shumë i ulët dhe racist i ushtrisë greke. Shqipëria dhe Greqia janë antare të NATOS që do të thotë se në rast rreziku duhet te luftojnë nën të njëjtin flamur. A do arrestoheshin ushtarët grekë nëse do dilnin në foto me simbole franceze, gjermane apo angleze? Sigurisht që jo. Greqia po i ndëshkon ushtarët si shqiptarë dhe jo si qytetarë të lirë, cka është e padrejtë dhe e papranueshme!