Një marrëveshje është arrirë sot mes VMRO-DPMNE të Nikola Gruevskit dhe BDI-së në Maqedoni duke i hapur kështu rrugë formimit të qeverisë së re.
“Tetova sot” raporton se Gruevski ka pranuar platformën shqiptare të propozuar nga BDI.
Ai ka rënë dakord me të gjitha kërkesat e palës shqiptare, mes të cilave edhe ajo për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe përdorimi i saj në çdo nivel të administratës.
Por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar për arritjen e një marrëveshjeje të tillë. (A.H/Shuplaka)