Një 14 vjeçare është detyruar të zhvendoset nga shkolla e saj “100 Vjetori” në Kamëz, prej frikës nga kërcënimi i shokëve të klasës, të cilët i bënin presion se do ti publikonin disa materiale private.
Vajza është njohur përmes facebook me një djalë, i cili dalëngadalë filloi ta kërcënonte.
“Me Ervinin u njoha nëpërmjet një shoqes time. Në fillim flisnim në facebook, për gjëra të ndryshme dhe pastaj ai filloi të më kërcënojë se do e kishim punën keq, unë dhe vëllai im, nëse nuk i jepja lekë”, u shpreh vajza e kërcënuar”- për TCH.
I pyetur për këtë çështje, kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, z. Sandër Simoni, u shpreh:
“Sfida për trajtimin e këtyre çështjeve është pikërisht sepse subjektet, autorë të këtyre veprave penale, kanë qenë të mitur, apo të mitura. Çështja më problematike është ajo e trajtimit të tyre, qoftë kur janë të dëmtuar apo kur janë autorë të këtyre veprave penale”. (A.H/Shuplaka)