15:47 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Atentati në Vlorë, zhbllokimi i ‘’iPhone’’ mban pezull hetimet. Kush i zuri pritë Refit Toros?

08:38 | 30/01/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Atentati në Vlorë, zhbllokimi i ‘’iPhone’’ mban pezull hetimet. Kush i zuri pritë Refit Toros?

Është bërë disi normale që në vendin tonë vrasjet të mbetin pa autor për një kohë të gjatë. E shumë herë hetimet janë të vakta ose ka mungesa provash. Hetimet për vrasjen më 15 janar të Refit (Jetnor) Toros në Vlorë janë fokusuar kryesisht në zbulimin e personave që e nxorërn atë në pritë. Po kjo ëhstë e pamundur të zbulohet edhe për faktin se policia nuk zhbllokon dot celularin e tij “iPhone”.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se ende nuk kanë të dhëna konkrete në lidhje me autorët e mundshëm të vrasjes së Toros, por paraprakisht dyshohet se ai është nxjerrë në pritë, shkruan një e përditshme.

Dyshimi kryesor ka të bëjë me larjen e hesapeve, për shkak të përfshirjes në grupet kriminale të trafikut të drogës.

Grupi hetimor ndërkaq nuk po mundet të çkodifikojë celularin e viktimës, në të cilin mund ta gjenden të dhëna që do t’i shërbente identifikimit të autorëve dhe orientimit të hetimorëve në pista të tjera të mundshme. Gjithsesi, pista kryesore ku janë fokusuar hetimorët janë pazaret e drogës.

“Duhet bërë një kërkesë te kompania ‘Apple’ për dhënien e kodeve të telefonit dhe zhbllokimin e aparatit celular për të hyrë në të dhënat e shtetasit Refit Toro.

Në këtë mënyrë, ndoshta do të jetë një ngushtim i hetimeve dhe një përqendrim më i saktë në pistën që do të na çojë tek autorët”, u shprehën burimet.

Aktualisht, të vetmet të dhëna që mund të verifikohen nëpërmjet kompanive tona celulare janë thirrjet dhe mesazhet e 32- vjeçarit.

Ngjarja ndodhi më 15 janar rreth orës 18:00, në zonën e Skelës, në fund të Rrugës Transballkanike. Autori, i cili ka kryer krimin, dyshohet se e ka ndjekur çdo lëvizje të Refit Toros.

Për këtë shkak, policia verifikoi itinerarin që ka pasur viktima nga ku, nëpërmjet kamerave të subjekteve, është studiuar nëse mjeti ka qenë në ndjekje, por për efekt hetimi nuk bëhen të ditura të dhënat e konstatuara.

Sipas dëshmive, por edhe pamjeve të kamerave të sigurisë, Toro ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij “Mitsubishi”, me targë AA 606 ID, në bulevardin Vlorë– Skelë. Pasi ka bërë rrethrrotullimin në zonën e Skelës, ai ka ecur në rrugën përballë universitetit për t’u kthyer sërish në fund, përballë një karburanti.

Ka ndaluar disa metra larg karburantit dhe ka qëndruar për rreth 20 minuta në makinë të pozicionuar dyshe dhe e paparkuar plotë- sisht. Në momentin kur është qëlluar, ai ka qenë duke biseduar në telefon.

Autori ka nxjerrë më parë nga mjeti mikun e tij. Në kamera shihet qartë teksa e nxjerr me armën te koka me forcë dhe më pas qëllon shënjestrën. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: atentatirefik toro
Pas

Urdhri i Trump për myslimanët, nënë e bir bashkohen në aeroport në ditëlindjen e vogëlushit (VIDEO PREKËSE)

Para

Thoni “Bonjour” në ndalesën e radhës, “Miss Franca” shpallet “Miss Universe” (FOTOT)

Para
Thoni “Bonjour” në ndalesën e radhës, “Miss Franca” shpallet “Miss Universe” (FOTOT)

Thoni “Bonjour” në ndalesën e radhës, “Miss Franca” shpallet “Miss Universe” (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Berisha akuza Ballukut, Maznikut, Denajt e Ibrahimajt: Përdorën 250 mln euro të bujqësisë për të blerë vota

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

“Plumbi i Artë”/ Skerdi Tase rrëfen para GJKKO ekzekutimin e Emiliano Ramazanit: Marrëveshje për 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë ndërsa ishte në telefon

“Furtunë” dorëheqjesh edhe në Bashkinë Dibër, largohen 35 drejtues të njësive administrative

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.