11:18 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tahiri: Regjistrimi i popullsisë derë më derë. Kush nuk bindet, do gjobitet

11:46 | 30/01/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tahiri: Regjistrimi i popullsisë derë më derë. Kush nuk bindet, do gjobitet

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka prezantuar sot reformën “Popullimi”, të cilin e ka cilësuar si reformën më të madhe dhe më të rëndësishme, e cila do t’i japë fund errësirës në marrëdhënien qytetar-shtet, në një kohë kur Shqipëria është zhvilluar gjatë dy dekadave.

Tahiri renditi tre detyrat kryesore në kuadër të kësaj reforme. Ai bëri me dije se qyteravë do u lihet kohë 6 muaj për t’u regjistruar falas. Pas kësaj periudhe kohore, ata qytetarë që nuk do të binden, do të përballen me gjobitjen e tyre.

“Detyra nr. 1 ka qenë përcaktimi i modelit të adresës. Modeli i ri i adresës do të përmbajë emrin e Bulevardit, numrin e ndërtesës, numrin e njësisë administrative. Kjo është shumë e rëndësishme. I jep përgjigje pyetjes “Sa jemi dhe ku banojmë”.

Detyra nr. 2 e jona ka të bëjë me pasqyrimin në kohë të lëvizjes së popullsisë. Në qytete të mëdha si Tirana apo Durrësi ka plot që jetojnë në to por vendbanimi kryesor është në qytete të tjera. Jo pa shkak kemi lënë një hapësirë 6-mujore që kjo të bëhet falas. Ne njohim prapambetjen dhe mirëkuptojmë hapësirën. Nuk do pranojmë në vijim qytetarë që jetojnë në mënyrë permanente në Tiranë, por adresën e kanë në një qytet apo njësi tjetër. Pas gjashtë muajve, qytetarët që nuk do të deklarojnë, do të gjobiten.

Detyra nr. 3 është më e rëndësishmja. Nga sot, 1200 intervistues do të trokasin derë më derë. Na duhen të dhëna të plota dhe kjo është e vetmja mënyrë. Në intervistim përfshihet pushteti vendor që ka një rol themelor. Ne nuk do të pranojmë mungesë përgjigje nga qytetarët, refuzim, vakum. Në këtë proces do të përfshihet policia nëse qytetari refuzon.

Kjo është reforma më e madhe që kemi ndërmarrë deri më sot. Ne jemi votuar për punë, jo për fjalë dhe i dedikohemi punës, jo fjalëve. Ky projekt do të shërbejë për qytetarët. Ky nuk është proces që e bëjmë ne, i kemi detyrim qytetarëve.”, u shpreh ndër të tjera ministri Tahiri. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: banoretgjobitjeregjistrimisaimir tahiri
Pas

Gjosha: Zbatimi i shpejtë i reformës në drejtësi, shkurton rrugën tonë drejt BE-së

Para

Dasma kthehet në tragjedi, vdes çifti dhe 47 të ftuarit gjatë një aksidenti

Para
Dasma kthehet në tragjedi, vdes çifti dhe 47 të ftuarit gjatë një aksidenti

Dasma kthehet në tragjedi, vdes çifti dhe 47 të ftuarit gjatë një aksidenti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama poston pamje nga bregdeti i Jonit: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Ukrainë, disa zyrtarë arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Ishujt Kuril në Rusi

AMP arreston punonjësin e policisë në Dibër, u konfliktua fizikisht me një qytetar gjatë detyrës

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Ukraina godet depot e naftës pranë Detit të Zi në Rusi

Automjeti përplaset me motomjetin në aksin “Shkodër-Velipojë”, lëndohet një person

Hamasi ka publikuar videon e dytë brenda dy ditësh të një pengu izraelit, duke deklaruar se nuk do të çarmatoset derisa të krijohet një shtet i pavarur palestinez

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por dogji edhe 170 rrënjë ullinj, arrestohet 65-vjeçari në Divjakë! Në pranga edhe një tjetër nga Mallakastra (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.