01:20 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Dështimi i Gruevskit, Zaev kërkon mandatin për formimin e qeverisë: Të jemi bashkë e jo të përçarë

15:27 | 30/01/2017
në Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dështimi i Gruevskit, Zaev kërkon mandatin për formimin e qeverisë: Të jemi bashkë e jo të përçarë

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur sot për herë të parë, pas zhvillimeve të fundit të një dite më parë, ku Nikolla Gruevski nuk pati mundësinë që të krijojë qeverinë e re. Kjo ndodhi për faktin se nuk pati mbështetje nga BDI-ja e Ahmetit. Teksa ka komentuar edhe deklaratën e partive shqiptare në Maqedoni, Zaev u shpreh se qytetarët duan jetë e jo ndasi.

“Ashtu siç thamë, ashtu edhe doli, Gruevski asnjëherë më nuk do të jetë kryeministër. OBRM-PDUKM mbrëmë e humbi të drejtën për qeveri. Maqedonia duhet të shkojë përpara. Pres që Ivanov të më japë mandatin për qeveri të re. Çdo vendim tjetër do të ishte jo-ligjor. Nga këtu, duhet që të krijohet qeveria që do të çojë Maqedoninë para. Maqedonisë i duhet qeveri që do t’i bashkojë e jo përçajë qytetarët. Ne jemi të vendosur që t’i respektojmë të gjitha zotimet që dalin nga marrëveshja e Përzhinos. Ju premtuam qytetarëve jetë më të mirë dhe do t’ju mundësojmë kushtet që ju kemi premtuar. Jemi të gatshëm që të jemi ne udhëzues të Maqedonisë që mendon për të ardhmen”, tha Zaev gjatë konferencës për shtyp nga selia e LSDM-së,

I pyetur rreth platformës së partive shqiptare, Zaev tha se: “Ne presim që të marrim mandatin dhe pastaj të komentojmë platforma të partive tjera. Jemi pozitiv në këtë drejtim dhe jemi për shtet të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”.

Sipas mediave maqedonase, pa tre mandatet e LR-PDSH-së të Ziadin Selës, nuk do të ketë qeveri të LSDM-së së Zoran Zaevit. Po kështu as Ahmeti dhe Zaevi nuk e posedojnë numrin e nevojshëm prej 61 deputetëve për të qeverisur vendin.

Sela është lideri që ka vendosur raporte me të dyja palët. Në lojë është edhe lëvizja BESA, e cila ka raporte më të acaruara me BDI-në e Ali Ahmetit. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: maqedoniaqeveria e reZaev
Pas

Ministrit serb Aleksandar Vulin i ndalohet hyrja në Kosovë

Para

Fansat kritikojnë Nora Istrefin: Boll e kopjove Kim Kardashian-in

Para
Fansat kritikojnë Nora Istrefin: Boll e kopjove Kim Kardashian-in

Fansat kritikojnë Nora Istrefin: Boll e kopjove Kim Kardashian-in

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.