22:15 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë për Balilin, në zyrën e kujt ‘’ngecur’’ procesi (DETAJET)

08:44 | 31/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë për Balilin, në zyrën e kujt ‘’ngecur’’ procesi (DETAJET)

Dosja Klement Balili është një nga shembujt më konkret të lidhjes së politikës me krimin ose të paktën dyshimet për një fakt të tillë. Prej ditësh ai është ktheyr në emrin më të lakuar në media pasi moskapja e tij flet shumë për dështimin e strukturave të policisë dhe drejtësisë në vendin tonë. Jo mëlarg se dje Ministri i Drejtësisë i shkarkuar Ylli Manjani flet për Ministra që flenë në hotelin e Balilit dhe për shefa policie që flenë me të.

Po çfarë po ndodh me thirrjen e Këshillit të Sigurisë?

Para pesë ditësh Ilir Meta kreu një veprim që asnjë kryetar Kuvendi nuk e kishte bërë ndonjëherëmë parë. Në një letër dërguar presidentit të Republikës, ai i kërkoi atij të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për arrestimin e munguar të Klement Balilit.

‘’Thirrja e mbledhjes për këtë çështje do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impakt në sigurinë kombëtare”, do të shkruante Meta në letrën drejtuar Nishanit.

Ndërkaq një ditë më vonë do të përgjigjej dhe zyra e shtypit e Presidencës e cila njoftonte marrjen parasysh të kërkesës së letrës.

 Përmes një deklarate për mediat, zyra për shtyp e Presidentit informon se “kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar (KSK) i është drejtuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për thirrjen në një kohë sa më të shpejtë të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për çështjen “Balili”.

 Presidenti e vlerëson serioze këtë kërkesë pasi ajo paraqitet nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe për shkak të problematikave që parashtrohen, të cilat kanë të bëjnë me:

 – Rrezikshmërinë e lartë shoqërore të shtetasit Klement Balili, përcjellë nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare.

 – Shqetësimin e partnerëve tanë të SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve tona përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas.

 – Si dhe rrezikut që egziston, tashmë, nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme apo dhe bazave të tyre që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit.             

 Për këto arsye Presidenti i Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit me qëllim dëgjimin e të gjitha argumenteve të parashtruara në kërkesë si dhe duke i analizuar dhe duke këshilluar me të gjithë anëtarët e Këshillit.

Po pavarësisht dakordësimit në parim ende nuk ka një datë të saktë se kur do të mblidhet ky këshill. Presioni për arrestimin e Balilit ka qenë shumë i lartë edhe nga ndërkombëtarët, ku mësohet se eshe gjatë takimeve që ka pasur në Ëashington Metës i është kërkuar arrestimi i tij prej zyrtarëve amerikanë.

Për mosarrestimin e tij shpeshehrë është bërë përgjegjës dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe dje shumë pritën edhe shkarkimin e tij. Shkarkim i cili nuk erdhi. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

 

Etiketa: Keshilli i Siguriseklement Balilimetanishani
Pas

Flini vonë, shkaktoni rrëmujë dhe flisni me fjalë të pista? Atëherë jeni një njeri shumë i zgjuar

Para

22 doza kanabis të fshehura, arrestohet 24-vjeçari me precedent penalë të mëparshëm (EMRI)

Para
Vodhi 2.4 milionë lekë në një kioskë, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë (EMRI)

22 doza kanabis të fshehura, arrestohet 24-vjeçari me precedent penalë të mëparshëm (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.