Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Itali, ku një shtetas shqiptar dhe e dashura e tij italiane janë përfshirë nga flakët teksa ndodheshin brenda banesës.
25-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe partnerja e tij italiane, 42 vjeçe, nënë e një vajze, u përfshinë nga flakët teksa ndodheshin brenda banesës në në një fshat mes Gaifana dhe Nocera Umbra.
Ndërkohë që të dy ndodhen në spital për shkak të djegieve në dy të tretat e trupit të tyre, raportohet se gruaja ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Mediat italiane shkruajnë se grupi hetimor që po heton për zbardhjen e ngjarjes, nuk përjashton mundësinë për një tentativë të mundshme vrasjeje. Dyshohet se ai ka tentuar të djegë me benzinë italianen me të cilën bashkëjetonte. (XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”997″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]