Ka nisur me tension sërish seanca e ballafaqimit të Emiljano Shullazit me dëshmitarin Ylvi Beqja, biznesmeni i shantazhuar prej tij.
Pas shtyerjes së seancës së parë, e dyta e zhvilluar sot u shoqërua sërish me tensione. Avokati i Shullazit kërkon sërish përjashtimin e gjyqtares së trupit gjykues, këtë ai e kërkoi edhe në senacën paraardhëse.
Ajo sipas tyre lejoi Ylvi Beqajn të drejtonte një pyetje në sallë, ndërkohë që ishte thirrur për dëshmi. Kaq ka mjaftuar që mbrojtja e Shullazit të akuzojë gjykatësen për njëanshmëri, shkruan një portal online. (J.V/Shuplaka)