I pyetur nga gazetarët nëse u dorëzua, bashkëkreu i koalicionit qeveritar u kthye pas në kohë, në vitet 2008-2009, kohë kur Rama dhe Berisha u bashkuan për ndryshimin e kushteve që synonin eleminimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ai u shpreh se nuk u dorëzua ndaj dy partive që ishin edhe më të mëdha atëherë.
Gazetari: A është i vërtetë dorëzimi i i Ilir Metës?”
Meta: Ta fillojmë nga dorëzimi im në 2008-2009, kohë kur dy kolegët e mi, Z.Rama dhe Z.Berisha u bashkuan si anjëherë tjetër për ndryshim të kushteve që në thelb synonin eliminimin e LSI. Iilir Meta nuk u dorëzua ndaj dy partive sëbashku që ishin shumë të mëdha atëherë dhe jo vetëm kaq po u bë faktor stabiliteti në vend dhe që Shqipëria të ecte përpara.
(XH.A/SHUPLAKA)