Kryetari i Parlamentit Meta në një konferencë me gazetarët iu ka dhënë përgjigje shumë nga pyetjeve që i shqetësojnë të gjithë pas zhvillimeve politike të ditëve të fundit në vend. Po dy nga pyetjet e rëndësishme që shqetësojnë të gjithë janë: A ishte njoftuar Meta për pretendimet e Manjanit më parë dhe përfshirjen e Tahirit për kanabisin.
Ja si është përgjigjur ai:
Gazetarja: A jua ka thënë Manjani më herët shqetësimet e tij?
Shqetësimet që une mund të kem marrë kam kërkuar që gjithmonë të zgjidh në rrugë institucionale kjo është rruga më e mirë. LSI s’do jetë shtojcë e aksujt! As ka qenë, as është as do të jetë! Ilir meta nuk kushtëzohet nga afate dhe hamendësime që nuk i shërbejnë vendimarrjes, isha këtu për të tërhequr vëmendjen për ato çështje të rëndësishme që ka vendi sot. Shqetësimi i shqiptarëve është të mos dëgjojmë më u vodh vota, u ble, ndërhyri ai atje, shqiptarët të votojnë në mënyrë të qetë, demokratike, të dëgjojnë partitë ku dallojnë.
LSI është e gatshme të kycet kudo, në Kuvend, derisa të japë zgjidhje sa më të shpejtë. Sepse do t’i kompromentojmë të gjitha! Çdo ditë që kalon, çdo orë është një mundësi për të shtuar një tension.
Gazetari: Ju folët për policë që korrin kanabis, LSI duket qartë që ka mosbesim, e keni ndaj Tahirit apo strukturave të tjera?
Vasili e ka shprehur ku rekomandimin zyrtar të LSI-së të bënin kujdes nga policë si e keni bindur Ramën të pranonte Vasilin ministër?
Meta: Nuk jam këtu për të komentuar të gjitha lajmet e vërteta, të pavërteta apo gjysmë të vërteta. Z.Vasili është propozuar për shkak jo vetëm të përvojës së tij shumë të cmuar politike, të faktit që i qëndron qartë parimeve të LSI dhe punës së shkëlqyer që ka bërë për ecurinë e Reformës në Drejtësi si anëtar kyç i Komsionit, shpresoj shumë që me futjen e tij në qeveri të kemi bashkëpunim më të mirë instistucionet brenda qeverisë, por edhe qeveri-kuvend për të parandandaluar problemet. Nuk kam asnjë koment! (për Tahirin) (E.K/SHUPLAKA)