I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ministri i ri i Drejtësisë Petrit Vasili tha se nuk e njihte personalisht, shumëtëkërkuarin Klement Baililin.
“Personalisht s’e kam njohur kurrë këtë njeri (Për Klement Balilin). Përgjigja për Këshillin e Sigurisë është përgjigja më e kristaltë.
Është propozuar nga LSI kur ka qenë njeri i lirë, sa doli informacioni ky njeri u lirua nga detyra. Nuk ka qenë në LSI.”, tha Vasili.
Sakaq, ai shtoi se nuk ndjen asnjë lloj frike për këtë çështje, madje kërkon arrestimin e menjëherëshëm të tij.
“Asnjë lloj frike! Mezi presim të ndalohet! Ka një problematikë me të cilën duhet të përballemi dhe jo të fshihemi.”, shton Vasili.