I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Petrit Vasili flet për kanabizimin e vendit, shkarkimin e Manjanit, por edhe për raportet me PS-në.
“Unë komente mbi burime mediatike nuk bëj”, përgjigjet Vasili për 71 mandatet që PS ka deklaruar se i fiton vetëm pa LSI-në.
Ndërsa lishur me presionin që Rama i ka ushtruar PS-së për shkarkimin e Manjanit, Vasili përgjigjet: “Kam dëgjuar shumë njerëz dritëshkurtër, gjynah që dhe analiza mediatike bie në këtë nivel në llogore pro dhe kundër. Presioni Rama? Asnjë lloj presioni! S’kam qenë në takimin Rama-Meta.Kur dëgjoj këtë u dorëzua Ilir Meta, ishte shakaja më pa kripë”, tha Vasili.”, shton Vasili duke qeshur.
LSI dhe PS në një koalicion:
“Me thënë të drejtën kjo nuk është pyetje, ne kemi konkuruar vetëm. Në historinë tonë ne kemi marrë pjesë në tre zgjedhje, 2005, 2009 dhe vetëm në 2013-ën kemi dalë në koalicion. Në 2005 kemi marrë 200 e ca vota, në 2009 ka qenë viti problematik. Që ditën e themelimit, kemi patur rezultate që kanë prodhuar jo më pak se 11 apo 12 deputetë, ndërkohë rritja ka qenë graduale dhe shifrat janë konfirmuar dorë pas dore. LSI e ka përgjigjen, por unë kurrë nuk i dal përpara një vendimi kolektiv politik. Dhe do ta marrim. Nuk kemi përfunduar punë me kodin zgjedhor, një vlerësim bazohet mbi disa çështje të mëdha, dhe nuk do jetë në favor të LSI-së, por në favor të vendit dhe stabilitetit politik.”, përgjigjet Vasili. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post