Komentatori i njohur i futbollit Drirtan Shakohoxha ka qenë ditën e djeshme në stadiumin ‘’San Siro’’ ku Interi u përball me Lacion në kuadër të ndeshjeve për Kupën e Italisë. Po përtej rezultatit të kësaj ndeshjeje ajo që ka rënë në sy ka qenë padyshim takimi që ai ka bërë dhe fotot që ka ndarë me Presidentit dhe ish- Presidentin e Interit.
Por ndërsa ai postoi këto foto në rrjetet sociale për fansat e tij, nuk i shpëtoi një komenti humoristik nga Ervin Fakaj. “Dorën e majtë nuk e shoh aty me Tohir. Mos rastësisht ia ke futur në xhep? Si ftohtë duket…” ishte batuta e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare të futbollit.
Ndërkaq, pas ndeshjes, Shako ka takuar Igli Taren, duke festuar me drejtuesin e Lacios kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1003″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]