Një shtetas i identifikuar si Ermal Haxhiu 38 vjeç, banues në Vlorë, është vënë në prangat e policisë pas kontrollit të befasishëm.
Ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe në momentin e ndalimit, kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur ! Arrestohet shtetasi: – Ermal Haxhiu, 38 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij në lagjen “Rilindja” Vlorë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” me targë TR 0259 L, nën efektin e pijeve alkoolike. Gjithashtu, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë rrugore duke mos i’u bindur urdhërit të tyre.
(XH.A/SHUPLAKA)