Vazhdon dorëzimi vullnetar i armëve nga qytetarët në të gjithë vendin. Deri në prill të githë qytetarët që kanë dortëzuar armët do të përfitojnë nga amnistia e qeverisë. Ndërsa më pas vepra penale e armëmbajtjes pa leje pritet të ndëshkohet me më shumë vite burg. Vetëm gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin nga sa është raportuar janë dorëzuar rreth 20 armë, fishekë dhe municione të tjera.
Situata sipas qarqeve:
Qarku Dibër
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Dorëzohen nga banorët e Njësisë Administrative Tomin, 1 armë zjarri, 7 granata me ndezësa dhe 1109 fishekë.
Qarku Lezhë
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Dorëzohen nga dy banorë 2 armë zjarri dhe 100 fishekë
Qarku Durrës
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Dorëzohen 4 armë zjarri dhe120 fishekë.
Qarku Gjirokastër
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dorëzohen 2 armë zjarri dhe 4780 fishekë, konkretisht: 1 armë zjarri dhe 4720 fishekë në Gjirokastër, si dhe 1 armë zjarri dhe 60 fishekë në Përmet
Qarku Kukës
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dorëzohen 5 armë zjarri dhe 390 fishekë nga banorë të Njësive Administrative Ujmisht, Bushtricë, Malzi, Shtiqen e Klosh.
Qarku Shkodër
Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve. Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen edhe 5 armë zjarri të tjera e 1400 fishekë, 12 krehëra dhe 2 granata, konkretisht: 3 armë dhe 820 fishekë në Shkodër, 1 armë dhe 50 fishekë në Vaun e Dejës dhe 1 armë zjarri, 530 fishekë dhe 2 granata në Pukë. (E.K/SHUPLAKA)