Kreu i Departamentit të Artit dhe Kulturës në Partinë Demokratike Arben Skënderi ka deklaruar se Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari janë shkarkuar nga detyra.
“ Diten e sotme ne valen e shkaterrimit te Radio Televizionit Shqiptar, tre kompozitoret e shquar Shpetim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari te cilet kane bere histori ne krijmtarine tone, pa asnje lajmerim, ne kundershtim te hapur me ligjin si dhe ne shkelje flagrante te integritetit te tyre profesional pushohen nga puna pa asnje mundesi reagimi apo alternative per te vazhduar kontributin e tyre artistiK”, shkruan Skënderi, në Facebook.
Sipas tij Drejtori i pergjithshem i Radio Televizionit Shqiptar hedh dhe nje hap me shume drejt shkaterrimit te gjithshkaje qe eshte ndertuar pe aq mund duke shkrire totalish redaksine e muzikes.
“E vetmja strukture tejet e nevojshme per institucionin qe mund te perballonte denjesisht kerkesat e produksioneve si dhe e vetmja strukture artistike qe ende vazhdonte te mbikqyrte kualitetin e krijmtarise”, përfundon Skënderi. (J.V/Shuplaka)