Kur u mendua se Mourinho kishte hequr dorë nga sjelljet e tij provocative me një lëvizje ‘’Special One’’ di si të rikthehet në qendër të vëmendjes së mediave.
Ai është shprehur i pakënaqur me trajtimin që po i bëhet nga gjyqtarët në Permierligë.
Trajneri i Manchester Unitedit nuk është i pakënaqur vetëm me barazimin ndaj Hull Cityt 0:0, por edhe me trajtimin që po i bëhet.
Ai tha se për të rregullat janë ndryshe, për dallim prej Klopp, i cili ka trajtim ndryshe nga gjyqtarët.
“Ju të gjithë e dini se jam ndryshe. Rregullat për mua janë ndryshe. Unë jam ndryshe në çdo gjë”, tha Mourinho pas ndeshjes. (E.K/SHUPLAKA)