Simboli i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut është vendosur së fundmi edhe në uniformat ushatarake të rekrutëve shqiptarë në Zvicër.
Ata kanë guxuar të kryejnë këtë veprim, për të cilin më pas janë penalizuar për shkak të shkeljes disiplinore. Fotografitë e rekrutëve shqiptarë me Skënderbeun në uniformë janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale.
“Ata pozojnë krenarë me uniformat e tyre, në mëngët e të cilave qëndron një stemë me mbishkrimin “Zug Shipi” dhe portretin e Skënderbeut. Ai është hero kombëtar në Shqipëri dhe Kosovë, si të thuash “Wilhelm Telli i shqiptarëve”, shpjegon media “20 Minuten”.
Personat që shfaqen në këto imazhe janë pjesëtarë të shkollës së rektutëve sanitarë në Airolo, referuar informacionit të dhënë nga zëdhënësi i ushtrisë. Ky i fundit ka shpjeguar për median në fjalë se huazimi i uniformës në këtë formë nuk është i lejueshëm, pasi në uniformat e ushtrisë zvicerane mund të mbarten vetëm simbolet zyrtare të korpuseve. (XH.A/SHUPLAKA)