Kryeministri Rama sipas asaj që është parashikuar në axhendë nuk do të jetë i pranishëm sot në Kuvend. Edhe pse séance e sotme padyshim që do të karakterizohet nga debate të shumta edhe për ndryshimin e madh në qeveri, shkarkimin e Manjanit dhe emërimin e Vasilit në krye të Drejtësisë Rama ka zgjedhur të fluturojë drejt Kosovës.
Nuk dihet nëse takimi ka qenë i parashikuar shumë ditë më parë, apo është një manovër e kryeministrit për të shmangur debatet në Kuvend. Gjatë qëndrimit në Kosovë Rama do të vizitojë dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i së cilës parti, Ramush Haradinaj, po mbahet në Francë me një flet arrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
Kujtojmë se kjo nuk ka qenë një javë fare e lehtë edhe për kryeministrin, si nga shkarkimi i Manjanit, debate për koalicioni, shkarkimi i kërkuar i Tahirit apo moskapja e Klement Balilit. (E.K/SHUPLAKA)