16:39 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Prokuroria i përgjigjet Lu-së: Është mësuar të jetë zot në politikë po s’mund ta bëjë në Prokurori! Prokurorët s’kanë nevojë për viza

11:50 | 02/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Donald Lu sfidon me akuza direkte Adriatik Llallën: Keni qenë kundër Reformës, cënuat edhe Kushtetutën (E PLOTË)

Prokuroria e përgjithshme i është përgjigjur sulmeve të ambasadorit Lu. Sipas Prokurorisë Lu prej kohësh ka ndërmarrë sulme të hapura në drejtim të institucionit të Prokurorisë e konkretisht ndaj vetëkryeprokurorit Llalla. 

Po në deklaratën e Prokurorisë bëhet e ditur se presioni ndaj Prokurorisë iu është bërë e ditur edhe institucioneve më të larta në vend si Presidenca dhe Kreu i Kuvendit.

Deklarata e Prokurorisë:

Prokuroria e Përgjithshme është gjendur ditën e sotme në një sulm të hapur dhe të paprecedent nga ambasadori aktual në Tiranë, z. Donald Lu, lidhur me qëndrimet e institucionet përsa sa i përket Reformës në Drejtësi dhe kandidaturave për anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Dëshirojmë të njoftojmë median dhe, nëpërmjet Jush, edhe opinionin publik shqiptar se, këto sulme tërësisht jo-diplomatike nuk janë aspak të reja për institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Sa i përket Reformës në Drejtësi, Prokuroria e Përgjithshme dhe prokurorët kanë mbështetur që në fillimet e saj nevojën për reformim. Në qëndrimet zyrtare dhe publike, Prokuroria ka identifikuar problematika në draftet kushtetuese dhe ligjore, për të cilat ka shprehur qëndrimet e saj parimore dhe në frymën e së drejtës. Duhet theksuar se këto qëndrime kanë gjetur mbështetjen e plotë në Opinionin e Komisionit të Venecias, i cili, siç dihet tashmë, ka rrëzuar një pjesë të konsiderueshme të drafteve të propozuar nga ekspertët e huaj, të mbështetur publikisht nga Ambasadori Lu.

Sa i përket procedurës së kandidimit të anëtarëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ftojmë zotin Lu dhe ekspertët e tij të rilexojnë ligjin përkatës mbi kriteret e anëtarëve të këtij institucioni. Është shumë e rëndësishme që ambasadori Lu të lexoj variantin zyrtar, si në shqip, ashtu edhe në anglisht.

Prokuroria e Përgjithshme i bën të qartë zotit Lu se, nëse është mësuar të jetë zot në ambjentet e politikës shqiptare, këtë nuk mund ta realizojë me institucionin e Prokurorisë.

Për fat të keq, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka shumë paqartësi brenda, të cilat kanë shkaktuar kaos institucional të papranueshëm.

Zoti Lu mendon se ka në dorën e tij fatin e Prokurorisë kur shantazhon institucionin për mbyllje hetimesh apo me heqje vizash. Duhet ta ketë të qartë ai dhe kushdo tjetër që, për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore, prokurorët e Republikës nuk kanë nevojë për viza.

Këto presione të Ambasadorit Amerikan në Tiranë janë tipike sorosiane, të cilat kërkojnë të manipulojnë opinionin publik dhe të zhvlerësojnë institucionet.

Ky reagim i Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu, vjen menjëherë pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi zyrtarisht krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentin e Republikës dhe Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, mbi presionet dhe shantazhet e vazhdueshme të ambasadorit Lu kundrejt institucionit.

Duke kërkuar mirëkuptimin Tuaj për kohën, dëshirojmë t’ju prezantojmë letrën e plotë që u është dërguar autoriteteve më të larta shtetërore shqiptare për veprimet jo-diplomatike të Ambasadorit Lu. (E.K/SHUPLAKA)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1017″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: donald lullallapresioni
Pas

Paloka: Pse refuzon Rama të japë informacion për Balilin?

Para

Kënd i ri lojërash, Veliaj: Do punojmë çdo ditë për një qytet më të mirë për fëmijët

Para
Kënd i ri lojërash, Veliaj: Do punojmë çdo ditë për një qytet më të mirë për fëmijët

Kënd i ri lojërash, Veliaj: Do punojmë çdo ditë për një qytet më të mirë për fëmijët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, bashkëbisedon me nxënës e mësues mbi Kushtetutën për Fëmijët: Ditë të Hapura në Kuvend me rastin e 1 qershorit

Krujë/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kapet njëri prej autorëve të kultivimit të bimëve narkotike(EMRI)

Mbi 100 viktima nga përmbytjet pas shirave të rrëmbyeshëm në Nigeri

Ministri izraelit i mbrojtjes: Do të ndërtojmë shtet hebre në Bregun Perëndimor

Von der Leyen: Evropa duhet të forcojë mbrojtjen, të pranojë Ukrainën në BE

Mbyllet në mesnatë aplikimi për subvencionet në bujqësi! Mbi 90 për qind e fermerëve kërkojnë naftën pa akcizë

Negociatat Rusi-Ukrainë: Delegacioni rus niset për në Stamboll

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.