Ben Blushi ka hedhur akzua të forta në drejtim të koalicionit qeverisës duke e quajtur atë një koalicion numrash dhe llogarish. Sipas tij Rama është i paaftë ndërsa Meta tregon sesa i paaftë është Rama.
”A ka stabilitet ky vend kur Presidenti i këtij vendi dhe kryetari i Parlamentit mbledhin Këshillin për t’i treguar popullit se Balilin nuk e kap Rama. A ka stabilitet ky vend sa kohë që kryetari i shtetit dhe Parlamentin duan t’ia lënë në dorë Ramës Balilin.
A punon dot Prokuroria kur SHBA-të i heqin vizën të paktën 50 prokurorëve. A ka qeveri që mund të punojë kur Ministri i Drejtësisë thotë se politika ha llomkën dhe qytetarët janë thërrime. A ka më qeveri kur Kryeministri i thotë Ministrit ha pilaf se nuk të heq nga puna. Edi Rama është i paaftë, ndërsa Meta do të na tregojë sesa i paaftë është Rama.
Ja njoh një meritë Ramës, pasi shkatërroi PS-në po shkatërron edhe LSI-në në bashkëpunim me Ilir Metën.
S’është këtu por dua ti thme dicka Ilir Metës, ne s’kemi nevojë të na tregosh sa i paaaftë është Rama. Cështja është ca bën ti.
Kam disa vjet që ia njoh aftësinë shkatërruese këtij njeriu, e ka perfekte. LSI është viktima e vet e fundit.
Kjo më jep kënaqësi, se si LSI, si Rilindja janë dy ortakë, janë dy rivalë në krim që ligji s’i kap dhe s’ka për t’i kapur sa kohë janë bashkëpunëtor në krim.
Ilir Meta ka marrë rolin e llogaritarit dhe thotë gjithë kohës 71-shin.
Jeni bërë një makinë llogaritëse që fusni të dhënat gabim. Fusni një Saimir del një Ilir, fusni një Niko iu del një triko, i fut një Ram del një haram. 71 nuk është në dorën tuaj po në dorën e shqiptarëve”, është shprehur ndër të tjera Blushi. (E.K/SHUPLAKA)