Kongresi amerikan i ka bërë thirrje Sekretarit të sapoemëruar të Shtetit Rex Tilerson, që të shkarkojë ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Xhes Bejli, i cili akuzohet për politizimin e rolit të Ambasadës amerikane në Maqedoni.
Kongresmeni udhëheqës republikan amerikan Kristofer Smit i ka kërkuar ambasadorit shpjegim mbi akuzat e e Ambasada në Shkup punon në dobi të partive politike dhe financon projekte të fondacionit të Xhorxh Sorosit në Maqedoni.
Kësaj kërkese, Xhes Bejli nuk i është përgjigjur. Smit, i cili kryeson me Komitetin e Helsinkut për bashkëpunim me OSBE-në, theksoi nevojhën për thellim të hetimit të aktiviteteteve të Ambasadës në Maqedoni dhe shkarkimin e ambasadorit. (XH.A/SHUPLAKA)