Gazetari i njohur Bledian Koka ironizon arritjet e ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, përmes një liste tejet të hidhur.
Në arritjet e listuara të Kokës, përmenden 8 vetëvrasje, shkak për të cilat është bërë pikërisht mospagesa e faturës së energjisë elektrike.
“Sukseset e Damian Gjiknurit per vitin 2015
-Arif Doda 38 vjeç, vrau veten se per 70 mij lek fatura energjie
-Klajdi Muça 31 vjeç, u vetvra per 80 mije lek fatura energjie
-Resmie Alla 38 vjeçe teksa lidhte energjine e shkeputur per 5 lek
-Nene Barbulla Pepa 91 vjeçe, vdiq nga te ftohtet se nuk kishte te paguante dritat
-Qamil Zela 51 vjeç, u vetvar ne burg per 32 mije lek te vjetra fatura energjie
-Llazar Nasi 55 vjeç, u vetvra per 80 mije lek fatura energjie
-Altin Myftari, humbi jeten ne shtylle e energjise se donte te rilidhte dritat per femijen qe qante
-Gjovalin Gjini 54, baba i 4 femijeve u vetvra me fostoksine pasi familja kishte 2 jave me energji te nderprere per shkak te detyrimeve. Dhe sot ky vrases ka goje te flase, keta mortje kane goje te flasin per sukses ne sistemin energjitik shqiptar!…
p.s…Per shpirtin e Nene Barbulles, mos harroni!…”, shkruan Koka. (D.D/Shuplaka)