Para nisjes së raundit të dytë të dialogut mes dy vendeve në Bruksel, presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç deklaron se kërkesa kryesore e Kosovës që t’i njihet pavarësia nuk do të pranohet.
“Ne jemi të interesuar që t’i realizojmë gjërat për të cilat jemi dakorduar dhe të shohim nëse ka çështje të tjera për të cilat mund të dakordohemi. Por është e qartë që për statusin e Kosovës dhe Metohisë kemi qëndrime krejtësisht të ndryshme: ata thonë se Kosova është e pavarur, ndërsa ne mendojmë se ajo është pjesë e pandashme e Serbisë, dhe nga kjo kurrë nuk do të heqim dorë… Serbia nuk do të flasë me askënd për pavarësinë e Kosovës”, tha presidenti Nikoliç.
Sakaq, Nikoliç shton se pala serbe i ka përmbushur detyrimet e veta dhe është e interesuar vetëm për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Serbia i ka plotësuar gati të gjitha obligimet e veta, ndërsa Kosova nuk e ka plotësuar të vetmin obligim që ka marrë: themelimin e Asociacionit të komunave me shumisë serbe”.
“Pala shqiptare duket se e ka kuptuar se çfarë ka nënshkruar: që të gjitha ato që kërkon Prishtina nga Begoradi, duhet t’ia japë edhe Zajednicës”, shton më tej presidenti serb.
Nikoliç shprehet haptazi se kërkon që Kosova duhet t’i japë Serbisë Zajednicën.
“Po, do të kërkojë pavarësi nga Prishtina. Nëse Prishtina mendon se mund t’i kryejë të gjitha punët e pavarur nga Beogradi, atëherë edhe “Zajednica” duhet të jetë e pavarur nga Prishtina. Kjo ka qenë ide e propozuar nga unë dhe më vjen mirë që është pranuar”, tha Nikoliç. (D.D/Shuplaka)