Infeksionet urinare prekin një pjesë të madhe të njerëzve. Madje ato shoqërohen edhe dhimbje, ose djegie gjatë aktit të urinimit dhe bëhen shumë të shpeshta. Po kështu gjatë aktiti mund të ndjeli edhe të fortë dhe të rëndë, mund të ndodhë që urina të shoqërohet edhe me gjakrrjedhje dhe dhimbje të forta në fund të barkut.
Fshikëza urinare është një depo e fortë urinare që mbledh urinën dhe infeksioni ndodh kur bakteret udhëtojnë nëpërmjet uretrës, infektojnë urinën dhe fshikëzën e urinës. Sipas bluzave të bardha, infeksionet e fshikëzës së urinës janë të pranishme në masë edhe tek moshat e vogla, e kryesisht ato të natyrës bakteriale, shkruan gazeta Dita.
Po kështu femrat janë më të predispozuara për t’ju zhvilluar infeksionet e vezikës urinare. Si bakteri më i shpeshtë që shkakton infektimin e urinës është “Escherichia Coli” (E.coli). Mundësia është më e madhe në moshat e vjetra kur fillojnë dhe problemet me gjëndrën e prostatës. Rreziku rritet kur vendosen kateterat në rrugët urinare, ose pas ndërhyrjeve kirurgjikale në aparatin urinar.
Si mund t’i shmangim infeksionet urinare:
Për të shmangur ndërlikimet që mund të vijnë nga prania e këtyre infeksioneve, është shumë e rëndësishme që fillimisht të përcaktohet se në cilin nivel të aparatit urinar ndodhet infeksioni. Çka do të thotë se në asnjë rast nuk duhet të përdorni trajtime të ndryshme në rast se më parë nuk është përcaktuar diagnoza e saktë e sëmundjes, pasi mund të rrezikoni nga efektet anësore të përdorimit të gabuar të barnave.
Sa i takon kujdesit në kushtet e shtëpisë, rekomandohet që të pini sa më shumë lëngje, rreth një deri në dy litra në ditë, kryesisht ujë. Kjo sasi lëngjesh duhet jetë e shpërndarë gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të mos dëmtohet funksioni i veshkës. Mjaft efikase në parandalim dhe qetësi dhimbjesh janë edhe çajrat. Këshillohet të përdorni çajin e trëndafilit, por edhe të boronicës. Ato përmbajnë me shumicë vitaminën C që rrit rezistencën e organizmit ndaj infeksioneve. Pozitiv rezulton edhe përdorimi i sodës së bukës, (këshillohet një lugë çaj në 200 ml ujë) që neutralizon më së miri pehashin acid të urinës. (J.V/Shuplaka)