Ambasada Amerikane sqaron lajmin për revokimin e vizave ndaj disa zyrtarëve të lartë të Shqipërisë.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ambasada sqaron se janë vetëm 23 gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve iu është revokuar viza në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë mediat raportuan fillimisht për 70 gjyqtarë dhe prokurorë të cilët nuk lejohen të udhëtojnë në drejtim të SHBA.
“Ambasada e SHBA ka njoftuar një javë më parë se ka revokuar vizat për disa gjyqtarë dhe prokurorë.
Ndërsa raportimet në media se janë 70 gjyqtarë dhe prokurorë të cilëve u është refuzuar viza, janë të pavërteta.
SHBA ka revokuar vizat për 23 gjyqtarë dhe prokurorë. 48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA.
Emrat nuk bëhen të ditura për arsye konfidenciale”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA. (D.D/Shuplaka)