Miku i ngushtë i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka rrëfyer për mediat atë çka mendon për vendimin e Trump president, çka kërkon presidenti sipas tij dhe të tjera detaje nga njohja e tij me të.
Hoëard Stern bëri me dije ndër të tjera se Donald Trump po heton mashtrimin e votave që nëse Hillary Clinton e meriton, t’ia dorëzojë asaj Presidencën.
“Ai ende dëshiron që Hillary të fitojë. Ai është aq “i dehur”, shpreson se mund të zbulojë mashtrime në vota që t’ia kalojë postin Hillary-t.
Stern u shpreh se nuk donte që miku i tij të bëhej president dhe as nuk është dakord me politikat që Donald Trump ka ndërmarrë. Ai e cilësoi si të padrejtë gjithë këtë urrejtje kundër tij.
“Trump e do Hollywood-in. E gjithë kjo urrejtje nuk është e mirë, nuk është e mirë për të. Ai dëshiron që të jetë i dashur për të tjerët, që njerëzit ta pëlqejnë atë.”, ka vijuar Stern.