19:13 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Veliaj në Shën Mëri: Më shumë ujë në rrjet, më pak kosto financiare, më tepër të punësuar

12:16 | 03/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Veliaj në Shën Mëri: Më shumë ujë në rrjet, më pak kosto financiare, më tepër të punësuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka inspektuar së fundmi punimet që po bëhen për rritjen e kapacitetit të prurjeve nga burimet në Malin e Dajtit. Përmes UKT-së, Bashkia e Tiranës ka nisur një nga projektet më të mëdha të ndërmarra në vitet e fundit, që ka të bëjë me shfrytëzimin më të mirë të burimeve të Shën Mërisë dhe rritjen e kapacitetit përcjellës të linjave në sasi të konsiderueshme uji për qytetarët, por edhe ujin që ushqen hidrocentralin e Lana Bregasit me qëllim shtimin e sasisë së energjisë së prodhuar.

I pranishëm për inspektim, Veliaj u shpreh se për të mundësuar këtë projekt, po hapet edhe një tunel rreth 2 km i gjatë, i cili do të mundësojë kalimin e tubacionit dhe rënien e lirë të ujit drejt Tiranës.

“Për pak javë do të kemi ujin që vjen nga Shën Mëria direkt nëpërmjet këtij tuneli për të shkuar në Lana Bregas dhe për të furnizuar Tiranën. Kjo ka disa të mira. I kursen kompanisë tonë 2 milionë dollarë në vit, të cilët shkonin si pagesa për energjinë elektrike që pomponin ujin nga lugina në mal, për të zbritur prapë pastaj në luginë, aty ku është Tirana. Duke çarë malin, me 2 km tunel, sigurohemi që kemi një linjë të re transmetimi dhe s’kemi humbje. Jo vetëm kaq, por gjithë furnizimi bëhet me rënie të lirë dhe jo me koston e papërballueshme të pompave elektrike”, u shpreh ai.

Në vijim të fjalës së tij, Veliaj theksoi se ky kantier pune ka bërë të mundur edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të banorëve të zonës. Ai shtoi se gjatë këtij viti UKT do të shtojë kapacitetin e filtrimit të ujit të pijshëm edhe në impiantin e Bovillës, duke mundësuar furnizim më të mirë me ujë të qytetarëve të Tiranës. (XH.A/SHUPLAKA)

veliaj

Etiketa: Erion VeliajinspektimShen MeriUKT
Pas

Njëri pas tjetrit mbërrijnë te Presidenca për Këshillin e Sigurisë zyrtarët më të lartë të vendit

Para

Vodhën dyqane dhe zyra, 2 në pranga, procedim penal 14-vjeçarit (EMRAT)

Para
Shitësit të mishit në Gjirokastër i vjedhin 6 milion lekë në banesë

Vodhën dyqane dhe zyra, 2 në pranga, procedim penal 14-vjeçarit (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në shinat e trenit Romë-Nettuno shkakton evakuim dhe vonesa

Tragjedia në Shkopet: Renis Dobra, 23 vjeç, u ekzekutua pas ndalimit të dhunshëm nga persona të maskuar si policë

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Lombardi, dyshohet për lidhje me organizatë kriminale

Policia greke kap në Qafë-Botë shqiptarin e kërkuar për vrasje

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau ish-partneren në Itali

Tragjedi e dyfishtë në Modena: Babë e bir humbin jetën në pak orë

Trump konfirmon pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Botës për Klube, FIFA hap zyrë në Trump Tower

Kancelari Merz: Gjermania po përmirësohet, do të vazhdojmë me guxim dhe besim

Policia franceze bastis selinë e partisë Fronti Kombëtar në Paris

“Jam i tronditur”, kryeministri Kurti kërkon hetim të plotë pas vdekjes së 27-vjeçarit nga dhuna policore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.