Kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me strukturat e LSI-së disa njësi në Tiranë. Ai është takuar me sturkurat drejtuese në fshatrat si Krrabë, Baldushk, Petrelë, Farkë dhe Bërzhitë ku u zgjodhën delegatët për në Konventën Zgjedhore të Bashkisë Tiranë.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari si edhe drejtues të strukturave të LSI-së në këto njësi të Tiranës.
Gjatë fjalës se tij Meta tha se Shqipëria ka nevojë për normalitet jo për sherr e konflikt pafund. Gjithashtu Ilir Meta u shpreh se është një lokomotivë integruese për vendin. Gjatë aktivitetit u shpërndanë 700 karta anëtarësie.
“Lëvizja Socialiste për Integrim është një lokomotivë integruese për të gjithë vendin tonë. Përmes përkrahjes, përmes nxitjes së reformave të qëndrueshme që e çojnë vendin në mënyrë të sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Shqipëria ka nevojë për qetësi, ka nevojë për normalitet, ka nevojë për arsye, ka nevojë për debat, por jo për sherr e konflikt pafund. Ndaj njerëzit e duan LSI-në, sepse e shohin si një forcë të madhe të stabilitetit të vendit, të normalitetit të vendit dhe funksionimit të institucioneve”, deklaroi ndër të tjera Meta.
Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është alternativa më e mirë për vendin dhe për qytetarët.
“Unë kam bindjen maksimale që LSI është alternativa më e mirë sepse LSI ofron stabilitet, ofron mirëqenie, ofron bashkëpunim, por mbi të gjitha LSI është pranë qytetarëve”, deklaroi Braimllari. (J.V/Shuplaka)