Njëri pas tjetrit mbërritën në Presidencë për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë krerët më të lartë të shtetit. Një takim i organizuar me kërkesë të kryetarit të Parlamentit Meta dhe me konfirmimin e presidentit Nishani pritet të shtrojë në tryezë një nga çështjet më të lakuara ditët e fundit ‘’Dosja Balili’’.
Ashtu dhe si ishte paralajmëruar në takim nuk do të jetë i pranishëm kryeministri i vendit Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Kosovë. Në takim ishin shumë nga Ministrat e qeverisë, kryetari i Parlamentit Ilir Meta, kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë Spartak Braho si dhe drejtues të institucioneve të hetimit. Takimi zgjati për më shumë se dy orë dhe sapo ka përfunduar. Ashtu siç prtej nuk pati prononcim për mediat nga ana e zyrëtarëve.
Emrat e pranishëm:
Presidenti Nishani,
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta,
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili,
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri,
Ministri i Financave Arben Ahmetaj,
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli,
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri,
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati,
Kreu i Prokurorisë Adriatik Llalla,
Kreu i Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare Visho Ajazi,
(J.V/Shuplaka)