E kemi parë gjithmonë në formë dhe të këndshme aktoren e humorit Rita Lati, e kësaj herë ndoshta u zbulua sekreti i bukurisë së saj. Në emisionin “Rudina” në TvKlan ajo është shprehur se në jetën e saj është dikush, përveç vajzës së saj Rozës, i cili ia mbush shpirtin me përkujdesjet e tij. Por theksoi se nuk ka asgjë në mendje për momentin përsa i përket bashkëjetesës.
Mes batutash ajo ka thënë se kur të plaket do shkoj në azil, do gjej plakun më të bukur atje dhe do t’i thotë që është i saj. Ndërkohë që Rita jeton vetëm pasi vajza e saj Roza prej disa kohësh që është shkëputur prej saj. Ajo thotë që është e lumtur që Roza ka marrë shtëpi më vete e se kështu ato zihen më pak dhe kanë më shumë kohë për njëra- tjetrën. (A.D/Shuplaka)