04:33 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

Familja në Lushnjë prej 6 viteve jeton në errësirë, nuk sigurojnë dot as bukën e gojës (VIDEO)

20:43 | 03/02/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familja në Lushnjë prej 6 viteve jeton në errësirë, nuk sigurojnë dot as bukën e gojës (VIDEO)

Familja e Baftjar Nexhës nga Karbunara e Lushnjës, rikthehet edhe një herë në vëmendjen tonë nga emisioni ‘’Boom’’, por kësaj rradhe jo më për skamjen në të cilën jetonin, por për errësirën që i kishte pushtuar.

Baftjari jeton në nje shtëpi gati të rrënuar me gruan dhe tre fëmijët e tij, ku thotë se përveç dritës së diellit nuk sheh dritë tjetër. Ka 6 vite që kjo familje jeton në errësirë të plotë si rezultat i detyrimeve që nuk i janë shlyer shtetit. Por me çfarë do ia shlyejnë borxhin kur kanë tre vite që asnjëri prej tyre nuk merr as asistence ekonomike? Bashkia e Lushnjes nuk ishte në dijeni të çështjes, por nga lajmërimet paraprake që i bëri vet emisioni ku u transmetua ngjarja, u tha se do të merrej në shqyrtim dhe do të verifikohej rasti nga instancat përkatëse.

INTERVISTA:

Gazetarja: Sa fëmijë keni?

Baftjar Nexha: Tre, dy vajza dhe një çun. Jetojmë në këto kushte siç i shihni. Ndihmë ekonomike kam marrë përpara, jo më. Jam ankuar në Bashki, nuk e marrim përsipër thonë.Pension nuk marr. Jetojmë këtu që në ’75, ishin pleqtë gjallë.Mbijetojmë në kushte të mjerueshme, me ndihmë nga të tjerët. Na ndihmon fshati, kush ndonjë perime dhe kush ndonjë thes miell, kush vaj.Po bëj 6 vjet pa drita. Fatura kishte raste që vinte 30, kishte raste 40, 50. Me qirinj si në mesjetë. Kam shkuar atje, kontribute thotë, ku ti gjej unë kontributet? Vetëm mjerim, vetëm vuajtje, asgjë tjetër. Nuk kam çfarë bëj fare. Më janë prerë krahët.

Gruaja tregon fundin e thesit të miellit.

Gazetarja: Kaq keni?

Gruaja: Kaq. Me kismet, Zoti lart e di.Dita ime nis me hallet e fëmijës se ça do u jap kur ngrihen në mëngjes, nuk kam tu jap.

“BOOM” në Bashkinë e Lushnjes

Punonjësi 1: Kur pretendon se të është ndërprerë ndihma?

Denoncuesja: Kam tre vjet e gjysëm që është prerë.

Punonjësi 1: Me çfarë arsyeje?

Denoncuesja: Që nuk ka para, nuk ka të ardhura.

Punonjësi 1: Ky nuk është argument, ua dha me shkrim?

Denoncuesja: Kështu më thanë.

Punonjësi 2: Do bëjmë një informacion, do mbledh një grup verifikimi, vemë fotografojmë dhe japim një informacion me shkrim.

Punonjësi 1: Do bëjmë një kërkesë sot këtu, do i vendosim numër protokolli dhe do marrë përgjigje pastaj, do i shikojmë të gjitha.

Gazetarja e “BOOM” e ndoqi këtë familje deri në mbrëmje, për të parë sesi ndriçohet me qiri.

Baftjar Nexha: Do hamë darkën dhe do flemë gjumë.

Gazetarja: Si ja bën për të mësuar?

Djali: Duke i marrë nga shokët ose nuk i bëj fare. Mësuesja më bërtet, më gjykon por nuk kam çfarë të bëj dhe unë. (A.D)

Etiketa: ben blusherresirefamiljemjerim
Pas

Ndarja nga jeta e Dritëro Agollit, Hashim Thaçi: Kultura shqiptare humbi një nga titanët e saj më të mëdhenj!

Para

Fjalimi i rrallë i Dritëro Agollit në Kongresin e Partisë së Punës, VIDEOJA që po përhapet me shpejtësi

Para
Ndarja nga jeta e të madhit Dritëro, personazhe të njohura në dëshpërim: Njerëz si ai nuk vdesin, përjetësohen

Fjalimi i rrallë i Dritëro Agollit në Kongresin e Partisë së Punës, VIDEOJA që po përhapet me shpejtësi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.