21:06 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Departamenti Amerikan ka një përgjigje për përplasjen LLalla-Lu: Kemi besim të plotë te Ambasada dhe Ambasadori

07:57 | 04/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Departamenti Amerikan ka një përgjigje për përplasjen LLalla-Lu: Kemi besim të plotë te Ambasada dhe Ambasadori

Përplasja ndërmjet Ambasadorit Lu dhe kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla është kthyer këto dy ditët e fundit në kryefjalën e medias dhe politikës. Palët akuzojnë njëra tjetrën për pengimin e Reformës në Drejtësi e për presione personale mes tyre, e paprecedentë kjo në historinë e shtetit tonë.

Së fundi pikëpyetja që ishte ngritur është fakti nëse Lu vepron në ‘’kokën e tij’’ apo ka mbështetjen e Departamentit Amerikan. Pikëpyetje kjo që ka marrë një përgjigje ditën e djeshme.

 
DASH shprehu të premten mbështetjen për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse veprimet e ambasadorit Lu në Tiranë përfaqësojnë qëndrime personale dhe jo të Departamentit të Shtetit, zëdhënësi në detyrë Mark Toner u shpreh se “politika e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri është të mbështesë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe kryerjen e reformave të nevojshme për arritjen e këtij synimi. Kjo përfshin reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm’’.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha të premten se “Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashuara. Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë”, u shpreh zëdhënësi.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje me forcë gjithë partive të respektojnë shtetin ligjor dhe procesin demokratik. Shtetet e Bashkuara duan të shohin një Shqipëri të fortë dhe të integruar plotësisht në familjen Euro-Atlantike”,përfundon zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Mark Toner. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: DASHllallaluperplasja
Pas

Dekreti për emigrantët, Gjykata në Seattle del kundër Trump, voton bllokimin e tij

Para

Letra emocionuese e Hykës për tifozët e Luzernës pas largimit

Para
EKSKLUZIVE/ Rrëfehet Hyka: Nuk i mbaj inat De Biazit. Në janar iki nga Luzerna, më duan 5 ekipe në Turqi

Letra emocionuese e Hykës për tifozët e Luzernës pas largimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe përplas 4 automjete të parkuara

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.