Një foto e publikuar në rrjetet sociale e zv.kryeministres suedeze, po shpërndahet me shpejtësi. Politikania nordike nuk ka komentuar asgjë në imazh, por ai flet vetë; një parodi e gjetur kundër Donald Trump.
Fotoja e Isabella Lovin është interpretuar si një kundërpërgjigjje e gjetur dhe ironizuese ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili postoi një të ngjashme duke firmosur një urdhër ekzekutiv që ndalonte abortin.
Në foton e Donald Trump, duket se politikania suedeze ka vënë re një detaj; në një problematikë që u përket grave, siç është aborti, Presidenti vendos në një rreth tërësisht burrëror, pasi në foton e publikuar prej kreut të Shtëpisë së Bardhë nuk ka asnjë femër.
Brenda pak orëve fotoja është shpërndarë me shpejtësi fillimisht në Facebook e më pas në pjesën më të madhe të rrjeteve sociale. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1029″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]