Romeo Kara është një nga emrat më të pranishëm në media ditët e fundit përsa i përket aferës ‘’CEZ’’. Vetë ai ish-jurit në këtë kompani rast pas rasti ka treguar lidhjen e familjes Berisha me këtë afer. Akuza të cilat ende mbetin të pavërtetuara. Mirëpo së fundi kanë dalë fakte se vetë ai ka probleme me drejtësinë.
Kara është urdhëruar nga gjykata të mos kontaktojë dhe t’i qëndrojë së paku 100 metra larg motrës së tij, Eglantina Shtylla, pasi ajo e ka paditur për dhunë ndaj saj, shkruan një e përditshme.
Juristi Kara ka pasur një konflikt fizik me motrën e tij vitin e kaluar, sherr që i ka shkaktuar asaj hematoma në pjesë të ndryshme të trupit. Konflikti me dhunë fizike, goditje dhe shkelma ka bërë që Policia e Shtetit t’i shoqërojë të dyja palët.
Gjykatësja Kaçe Agolli ka vlerësuar në shtator të vitit të kaluar, se Romeo Kara ka kryer veprën e dhunës në familje dhe paraqet rrezik për jetën e motrës së tij, Eglantina Shtylla. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post