Policia e Shijakut godet grupin që kryenin vjedhje me thyerje të banesave. Ata vidhnin ç’të gjenin nga sendet personale te ato me vlerë. Atyre iu faturohen 8 vjedhje me thyerje të bëra të gjitha në zonën e Shijakut.
Detajet e Policisë:
Specialistët për Krimet zbardhin dhe dokumentojnë 8 vjedhje me thyerje të banesave.
Ndalohet njëri nga autorët dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori I tij.
Vidhnin sende shtëpiake.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë goditur grupin që kryenin vjedhje me thyerje të banesave.
Është ndaluar njëri nga autorët, konkretisht shtetasi:
- Serxhio Llaftiu 21 vjeç, banues në Shijak.
Gjthashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit të mësipërm, shtetasi:
- G.H. 17 vjeç, banues në Shijak.
Shtetasit e mësipërm, në periudha të ndryshme kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje banesa në qytetin e Shijakut, kryesisht në lagjet”Popullore”, “Kodër” dhe Xhafzotaj, Shijak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në sajë të veprimeve hetimore të specializuara kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e 8 vjedhjeve me thyerje të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht:
1.Më datë 20.10.2016, në Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.G. ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
2.Më datë 29.10.2016, në Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.R. ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
3.Më datë 10.01.2017, në Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit E.B. ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
4.Më datë 30.01.2017, në lagjen”Popullore”,Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases R.H. 61 vjeçe, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
5.Më datë 03.02.2017, në lagjen”Kodër”,Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.G. 81 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
6.Më datë 03.02.2017, në lagjen”Kodër”,Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit F.T. 44 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
7.Më datë 03.02.2017, në Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit S.R. 63 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
8.Më datë 03.02.2017, në Xhafzotaj, Shijak kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.B. 45 vjeç, ku kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal. (E.K/SHUPLAKA)