Një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Bari të Italisë. Mësohet se viktima është një 32-vjeçar me origjinë nga Kosova, i quajtur Edvin Sadiku.
Mësohet se trupi i të ndjerit është gjetur nga policia në rrugë, në periferi të qytetit të Barit.
“ilquotidianoitaliano.com” shkruan se shqiptari është qëlluar tre herë me armë zjarri, njëri prej të cilëve e ka e ka prekur në kokë, duke rezultuar fatal për të riun.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive droge, pasi shqiptari ishte me precedent të mëparshëm penalë për lëndë narkotike. Ndërkohë policia ka nisur punën për të zbardhur detajet e tjera të ngjarjes.(D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1031″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]