Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin koreano-jugor, Hwaseong, ku një qendër tregtare është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën katër persona, tre burra dhe një grua.
Mediat lokale shkruajnë se zjarri nisi rreth orës 11:00 të paradites së sotme dhe u vu nën kontroll pas 70 minutash. Zjarri ka shpërthyer në katin e tretë të qendrës tregtare, në një kënd lodrash për fëmijë.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, megjithatë autoritetet vendase kanë nisur hetimet. (D.D/Shuplaka)