Një sherr masiv është shënuar mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë. Mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 09:30 në Qendrën Tranzitore të Emergjencave.
Burime të policisë shprehen se menjëherë kanë shkuar në vendngjarje për normalimin e situatës. Raportohet se disa persona të komunitetit rom kanë qëlluar më gurë në drejtim të ushtarit në shërbimin e vendrojës së ushtrisë, i cili është detyruar t’i shmanget sulmit duke qëlluar me armë në ajër.
Detaje të Policisë:
Më datë 05.02.2017, rreth orës 09:30, ka ardhur një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se në Shish Tufinë, tek Qendra Tranzitore e Emergjencave, ka një konflikt midis disa shtetasve.
Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4, të cilët janë ndihmuar edhe nga ushtarët e vendërojes së laboratorit të Ushtrisë, për normalizimin e situatës dhe shoqërimin e personave të përshirë në konflikt.
Pas largimit të shërbimeve të Policisë, të afërmit e të shoqëruarve kanë filluar të sulmojnë me gurë shërbimin e vendërojes së ushtrisë, i cili është detyruar të bëj qitje në ajër, për tu shmangur sulmit të romëve, deri në afrimin e shërbimeve të policisë. Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin e personave të cilët dyshohen të kanë qëlluar me gurë. Po kryhen veprime për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(XH.A/SHUPLAKA)