Një 34-vjeçar shqiptar nuk ka mundur të gëzojë as në ditën e tij të martesës. Ai është arrestuar nga policia e Danimarkës pak minuta para se të mbaronte ceremoninë martesore.
Kjo ngjarja e pazakontë ndodhi në Faaborg-Midtfyn të Danimarkës, ndërsa policia ishte ‘mysafirja’ e paftuar që prishi gjithë ceremoninë, shkruan ‘fyens.dk’. Sipas fyens.dk’ shqiptari po martohej me një 18-vjeçare. Sipas polisicë dhëndri u arrestuar pasi kishte hyrë në mënyrë të paligjshme në Danimarkë dhe në vende të tjera të Shengenit për këtë çështje.
Po kështu 34-vjeçari më 30 gusht 2012 nga autoritet greke ishte regjistruar si i padëshiruar në zonën Shengen deri në vitin 2018, kurse atij i është zgjatur ky dënim dhe tashmë nuk ka drejt deri më 2022 të shkojë në këto vende.
“Mungonin edhe dy minuta dhe kjo ceremoni do të përfundonte”, ka thënë dhëndri gjatë një seance paraprake në Gjykatën e Svendborg. (J.V/Shuplaka)