Princi Harry dhe e dashura e tij Meghan Markle janë fotografuar dorë për dore teksa ecnin rrugëve të Londrës ditët e fundit. Njëkohësisht janë shtuar zërat se ata janë fejuar mes tyre sa vijnë edhe shtohen.
Në këto foto Princi dhe aktorja amerikane shfaqen shumë të lumtur. Po kështu kohët e fundit kanë kaluar gjithmonë dhe më shumë kohë në Kensington Palace, pas një darke romantike në një nga restorantet e qytetit. Miqtë e dy të rinjve janë shprehur se Harry dhe Meghan e kanë çuar një hap më tutje marrëdhënien mes tyre, duke u fejuar, shkruajnë mediat britanike. (J.V/Shuplaka)