Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha u paraqit vetëm disa ditë më parë në komisionin hetimor të aferës korruptive miliona dollarëshe “CEZ”. Menjëherë sa hyri në sallë ai nuk arriti do të dëshmonte pasi debatoi ashpër me deputetin Taulant Balla dhe dëshmia e tij nuk u morr për shkak se ai nuk pranoi të kryente betimin dhe të tregonte gjeneralitetet.
Por çifti Berisha-Mevlani e kanë marrë me humor këtë situatë. Madje ata kanë realizuar edhe një video tallëse. Armina i kërkon Shkëlzenit të betohet ndërsa ai i thotë “vetëm nëse del nga makina”. Kjo video është postuar në rrjetet sociale. (J.V/Shuplaka)