Ajo kishte ditëlindjen dhe 30-vjetorin e saj e festoi jashtë vendit. Pa dyshimin më të vogël mund të themi se Elvana kaloi një ditëlindje siç kushdo nga ne do të dëshironte, duke nisur nga ski në mal dhe përfundon me një darkë në një nga holete superluksoze të Parisit me pamje nga kulla ‘Eifel’. Si në përralla mund të quhet.
Sipas ‘Story.al’, këngëtarja është akomoduar në të njëjtin hotel si diva e muzikës së njohur botërore, Beyonce. Bëhet fjalë për hotelin ‘Shangri-La Hotel’, ku Elvana dhe Beyonce kishin rezervuar suitën në katin më të lartë të saj, vlera e të cilës shkon 19.000 dollar nata. Thuhet se këngëtarja ka qënë e shoqëruar nga motra dhe disa miq të saj. (J.V/Shuplaka)