Një ditë më parë policia e Lushnjës arrestoi dy persona, Nafie dhe Artur Canin, nënë e bir, të cilët akuzohen se kanë tentuar të mbysin me litar bashkëshortin e të parës dhe babain e të dytës.
Mbrëmjen e kaluar, në një prononcim për televizionin “Top Channel”, i dhunuari Enver Cani rrëfeu momentin e ngjarjes.
“Ka tre ditë që ikën dhe më thotë të mos i dal para. Shkoi te nëna e vet, ndenji dy ditë dhe erdhi dje në shtëpi. Kish marrë litarin, e kish fut në gji dhe erdhi bashkë me djaline tentuan të më mbysin, duke më hedhur litarin në fyt. Më pas njoftova policinë dhe u mbylla në dhomë, por edhe aty erdhën e me shqyëen derën me shkelma. Djali madje kishte edhe thikë, ndërsa goca e vogël u tmerrua”, tha Cani.
Sipas tij, si bashkëshortja dhe i biri kanë probleme mendore dhe janë shtruar disa herë në spital, megjithatë pas marrjes së mjekimit ata kanë dalë sërish. Madje ai shton se kjo nuk ishte hera e parë që dhunohej prej tyre.
Por rrëfimi i 57-vjeçarit bëhet edhe më dramatik kur ai tregon se ka edhe një vajzë të vovël e të paralizuar për të cilën duhet të kujdeset, e cila gjithashtu paraqet probleme të karakterit mendor. (D.D/Shuplaka)