Një shtetas me banim në Tapizë të Krujës është vënë në prangat e policisë lidhur me tentativën për vjedhje regjistruar një ditë më parë në një firmë inertesh në zonë, ku i ndaluari ishte planizuar në shërbim për ruajtje.
Është kryer arrestimi i shtetasit Gëzim Llani 53 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, me detyrë roje objekti në një firmë inertesh.
Autorët e kësaj tentative, nuk mundën të grabisnin gjë nga Zyrat e Administratës së firmës për shkak se aty nuk kishte vlerë monetare.
Detaje të policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrnacë shtetasin:
- Gëzim Llani 53 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, me detyrë roje objekti në një firmë inertesh.
Më datë 05.02.2017, gjatë natës, në Tapizë, Krujë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin Zyrat e Administratës së firmës ku G.Llani ishte I planizuar në shërbim për ruajtje, duke thyer derën dhe hapur me forcë kasafortën.
Autorët nuk kanë marrë gjë pasi nuk ka patur vlera monetare.
Specialistët për Krimet vijojnë punë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shpërdorimi I detyrës”në ngakrim të shtetasit G.llani parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal dhe “Vjedhja” parashikuar në nenin 134/1 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)