Pas shembjes së murit në Mitrovicë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka bërë një deklaratë tejet të çuditshme. Pavarësisht se ishte Serbia ajo që e ndërtoi murin që shkaktoi aq shumë polemika, Vuçiç deklaron se kjo ishte dëshira e serbëve.
Sipas tij, më 8 dhjetor është arritur një marrëveshje për murin në Mitrovicë dhe e cila po zbatohet tani.
Ndër të tjera ai shton se nesër fillon ndërtimi i kompleksit të ri në përputhje me marrëveshjen në fjalë. Në këtë mënyrë serbët fituan atë çka deshën duke e ruajtur paqen, sipas kryeministrit. (D.D/Shuplaka)