Nga tragjedia në Athinë dalin detaje të tjera. Ditën e sotme është konfirmuar i vdekur edhe bashkëshorti i gruas shqiptare të vrarë nga grabitësit, pasi edhe ai u qëllua me armë. Thanas Cura, prej ditësh luftoi me vdekjen por plagët e marra ia morën jetën. Sipas policisë është konfirmuar se çifti kishte 9 mijë euro kursime në shtëpi dhe grabitësit e dinin këtë fakt pasi njiheshin me ta.
Sipas dëshmive, Thanas Cura mësohet t’i ketë thënë njërit prej grabitësve “Mua më gjetët?”. Kjo mendohet se ka qenë fjalia fatale ku grabitësit pasi janë zbuluar e kanë qëlluar atë dhe bashkëshorten e tij. Grabitësit ende nuk janë kapur nga policia dhe vazhdojnë të jenë në kërkim shkruajnë mediat greke. (J.V/Shuplaka)