03:38 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vasili zgjedh Vlahutin për takimin e parë në krye të Drejtësisë, kyçi i bisedës Reforma në Drejtësi

17:26 | 06/02/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vasili zgjedh Vlahutin për takimin e parë në krye të Drejtësisë, kyçi i bisedës Reforma në Drejtësi

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, në të parin takim zyrtar në detyrën e re ka pritur Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin. Kjo është hera e parë që Vasili merr publikisht në dorë frenat e drejtësisë. 

Vasili dhe Vlahutin janë ndalur në rëndësinë e zhvillimeve të pritshme në kuadër të reformës në drejtësi, por edhe të ecurisë së mëtejshme të punës së misionit Euralius 4 në vendin tonë.

Vlahutin ka shprehur mirënjohjen e saj për rolin konstruktiv që sipas saj ka luajtur Ministri Vasili gjatë rrugës së gjatë dhe sfiduese të formësimit të reformës në sistemin e drejtësisë, rrugëtim i cili sipas saj ka pasur shpesh dinamika të shoqëruara me ngërçe, të cilave Ministri Vasili ju është përafruar me maturi.

Sipas znj.Vlahutin edhe viti 2017 do të jetë një vit sfidues dhe lind nevoja e domosdoshme për frymën e koordinimit dhe bashkërendimit të përgjegjësive të ndërsjellta.

Nga ana e tij, Ministri Vasili solli në vëmendje se raporti i Ministrisë së Drejtësisë me sistemin aktual tashmë ka një qasje tërësisht të re.

Ai theksoi nevojën për implementimin sa më të shpejtë të reformës, ndërsa vuri në dukje rëndësinë e nisjes sa më parë të ndërtimit të institucioneve të reja, të cilat janë pashmangshmërisht të lidhura me finalizimin e procesit të vetting-ut.

Gjithashtu temë e diskutimit gjatë këtij takimi ishte edhe paketa me 27 ligje e punuar nga ana e ekspertëve të Komisionit të Posaçëm, për të cilën Ministri Vasili vlerësoi se fokusi duhet të jetë tek ato ligje që e formësojnë thelbësisht reformën.

Pak ditë përpara mbledhjes se Komitetit Drejtues të Misionit Euralius 4, Ministri Vasili dhe znj.Vlahutin janë ndalur në rimodelimin e strukturës aktuale të tij, duke u shprehur se fokusi i punës së këtij misioni duhet të jetë në mbështetje të plotë të institucioneve të reja që pritet të konstituohen, proces i cili do të ketë mbështetjen dhe bashkëpunimin edhe të ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë. (E.K/SHUPLAKA)

vasili-vlahutin-1

Etiketa: vasilivlahutin
Pas

Nis Komisioni Hetimor për CEZ-in, Balla: Të sillet forcërisht Nuel Kalaj për të dëshmuar

Para

Pak javë para Italisë, De Biazi vëzhgon lojtarët. I pakënaqur nga forma e tyre

Para
De Biazi: Shqipëria nuk është në nivel të Sampdorias, por “kurrë mos thuaj kurrë” (VIDEO)

Pak javë para Italisë, De Biazi vëzhgon lojtarët. I pakënaqur nga forma e tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.