Strukturat qendrore të hetimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë mundur të identifikojnë njërin nga 3 autorët e grabitjes spektakolare të 1 milionë eurove në pistën aeroportin e Rinasit, me 30 qershor të vitit të kaluar. E gjithë kjo falë parukes të gjendur në vendin ku u bë vjedhja.
Sipas policisë njëri prej grabitësve është një 37-vjeçarin me inicialet A.P. Po kështu sipas Tv Klan ky autor fshihet në Rumani.
37-vjeçari qenë drejtuesi i autoveturës tip “Mercedes Benz” me ngjyrë vishnje që u përdor për grabitjen e parave nga një furgon i transportit të vlerave monetare të një kompanie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një banke e nivelit të dytë. Në këtë konkluzion, grupi hetimor i përbëre nga strukturat qendrore të hetimit në polici dhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka arritur në baze të gjurmëve të gjetura pas braktisjes së automjetit.
Gjurmët e gjendura në paruken janë krahasuar me ADN –në e te afërmve të tij dhe në bazë të analizave ka rezultuar se profili i ADN – se përkon me atë të 37–vjeçarit. Edhe disa prova te tjera i kane çuar hetuesit tek ai. A.P është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka dalë jashtë Shqipërisë dhe gjendet në një vend të Bashkimit Evropian. (J.V/Shuplaka)